Mirë se vini në Japanparts Kosova
Japanparts Kosova filloi aktivitetin e saj si biznes i vogël në vitin 2000. Kompania jonë është e specializuar në shitjen e pjesëve për veturat Japoneze, Koreane si dhe Jeep amerikan. Ndër modelet përfshihen brendet e njohura të veturave Japoneze si Toyota, Nissan, Mazda, Mitsubishi, Suzuki, Honda etj. ndërsa nga ato Koreane veçojmë veturat si Hyundai, Daewoo, Kia etj. Në portofolion tonë, Jeep amerikan zënë vendin e rëndësishëm sa i përket veturave amerikane.
Sot kompania jonë numëron një staf prej 15 personash të specializuar në lëminë e tyre.
Për shërbim më të lehtësuar ndaj klientëve tanë, ne gjendemi në dy pika të shijtes. Njëra pikë është në depon qendrore në Fushë Kosovë, ndërsa tjetra në Autoservisin tonë në kilometrin e 8 të magjistrales Prishtinë – Shkup.